Në Berat këtë të premte Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve.

Mësohet se ky takim i posaçëm ka në fokus rrugën e bërë dhe sfidat për “Shqipërinë 2030” në Bashkimin Europian.
“I kam kërkuar ministres për sipërmarrjen, duke ftuar një numër prej jush, të kemi një ditë si kjo dhe të trajtojmë në një mënyrë sa më shteruese, problematikat e kësaj bote Të re që është krijuar në vendin tonë, duke folur për kapitalin njerëzor dhe për përshtatjen e aftësive. Transferimi digjital dhe të gjitha segmentet dhe pozicionimin konkurrues, për integrimin ndërkombëtar. Këto pak a shumë si shtylla dhe duke u përpjekur të kuptojmë sesi mund ta ngremë këtë komunikim në nivel konstant. Kemi filluar të përpiqemi të kuptojmë sesi mund të bëhemi partnerë të drejtpërdrejtë me ju.

Kam parasysh jo vetëm financimin nga buxheti por edhe instrumente të tjerë. Besoj se keni çfarë të na mësoni dhe çfarë të na propozoni në ecurinë e punës suaj. Një pjesë e juaja janë të lidhur ngushtë me tregun ndërkombëtar, kjo do të thotë që janë të lidhur edhe me punën me produkte që i shërbejnë situatës së administrimit publik. Kemi nevojë për çdo gjë në këtë aspekt dhe duke mos e njohur si duhet sektorin, i referohemi vetëm çfarë njohim dhe dimë nga vitrina globale e sektorit. Së bashku mund të angazhohemi për produkte që mund të krijohen në vend që të paguajmë për produkte që vijën nga jashtë. Po forcojmë mbrojtjen në sektorin publik, jemi të shqetësuar që privati nuk po ecën me të njëjtën ritëm”.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR KËTË TË PREMTE
Artikulli tjetër24 VATRA NË 24 ORËT E FUNDIT, 4 PREJ TYRE ENDE AKTIVE, MBI 150 HEKTARË TË DJEGURA