Edi Rama ndodhet sot në Qafë Thanë ku u implementua programi dy ri kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm sepse më në fund jua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por dhe zhvillimit të marrëdhënieve tona të tërësi, pa harruar dhe zhvillimin e turizmit.

Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjë vit më parë fluksi i turistëve, por dhe numri i investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë te interesuar për të investuar në industrinë e turizmit në Shqipëri, së bashku me shqiptarët e diasporës apo dhe me ata që banojnë në Shqipëri është realisht tejet inkurajues,” – u shpreh Rama.

Artikulli paraprakKOVAÇESKVI: BE S’KA KUFI, NUK KA PSE TË KETË AS BALLKANI
Artikulli tjetërASGJËSOHEN 203 BIMË KANABIS NË VAUN E DEJËS, ARRESTOHET KRYEPLAKU I FSHATIT, PROCEDOHET NJË TJETËR