Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim që po zhvillon me qytetarë të Ersekës, u shpreh se vendi është në rrezik nga shpopullimi masive.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama ndjehet më i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç se sa me kryeministrinë Kosovës Albin Kurti, dhe kjo e gjithë vetëm sepse Kurti nuk pranon Ballkanin e Hapur, një projekt sipas tij anti-shqiptar.

“Ka shndërruar qeverinë në makineri të tmerrshme mashtrimi. Për rrugën Korçë- Kolonjë në 2018 u tha se do të përfundonte vitin e ardhshëm, rruga vijon akoma dhe shton paratë në xhepat e tyre.
Bazojnë çdo gjë në mashtrim dhe gjithçka në vjedhje. Me bordet që ka vendosur ka vjedhur nga xhepa e qytetarëve me rritjen e TVSH 400 e ca mln euro. Nafta është 80 euro për fuçi sot në treg, shumë më e lirë se ç’ishte në fillim të luftës. Këtu është akoma e shtrenjtë. 250 ton naftë futen kontrabandë. jemi në një situatë ku shqiptarët po braktisin vendin në mënyrë masive. SA duhet ti dalim zot vendit apo të pajtohemi me këtë rrokullisje. Asnjë kolonjar pavarësisht bindjeve partiake, nuk mund të bjerë dakord me këto politika. Çfarë arritjesh ka që ne ti besojmë këtij njeriu dhe regjimit të tij. Ishim në Bruksel do të na çojë në Beograd. Sot kemi rruogat më të ulëta. Ç’duhet të bëjë tjetër me ne si shqiptarë që ta tolerojmë. Ky po sillet si pushtues me shqiptarët, ndjehet më afër me Vuçiçin se me Albin Kurtin, sepse Kurti nuk pranon projektin Ballkanin e Hapur, projekt mirëfilli anti Shqiptar. Duhet ti jemi mirënjohës që po e kundërshton. Marrëdhëniet shqiptaro serbe nuk janë kurrë të sinqerta nëse nuk kalojnë nga Prishtina. Ndryshe sjellin vetëm atë që ndodhi në Kosovë. Dua t’ju ftoj të angazhohemi me përkushtim në dialog me çdo qytetar vendi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik dhe kush thotë të kundërtën të paraqesë argumente. Një vend që po shpopullohet me shpejtësi marramendëse. Një nga faktorët themelor të ekzistencës sonë kanë qenë nënat por kemi më shumë vdekje se lindje. Ky është një fakt i dhimbshëm”, ka deklaruar Berisha.

Artikulli paraprakRAMA: IRANI KA SULMUAR MBRËMË SISTEMIN TIMS NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSHPALLET ZYRTARISHT MBRET I BRITANISË, JA DEKLARATA E CHARLES PARA KËSHILLIT TË ADERIMIT! FALENDEROI BASHKËSHORTEN E TIJ KAMILËN