Brenda këtij viti, fëmijët në Tiranë do të kenë mundësi të argëtohen dhe të mësojnë më shumë për kafshët në Koopshtin Zoologjik. Kryeministri Edi Rama, me një postim në Facebook, bën me dije se Koopshti Zoologjik që po rikonstruktohet, do të hapë dyert për fëmijët pikërisht për Krishtlindje. Sipas Ramës, kushtet dhe atraksionet do të jenë krejtësisht të reja.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Kopshtit të ri Zoologjik që këto Krishtlindje do të hapë portat për të pritur fëmijët, me kushte e atraksione krejt të reja, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Projekti për Kopshtin Zoologjik është në fazën përfundimtare të tij dhe ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

 

Artikulli paraprakVAKSINË, TAMPON OSE TEST TË SHPEJTË! SHQIPËRIA 3 KUSHTE TË REJA NË KUFI, RADHË KILOMETRIKE NGA KOSOVA DREJT VENDIT TONË, DHJETËRA TË KTHYER NGA QAFË-THANA
Artikulli tjetërRREZIKU I DËMEVE NË TIMON, MË I ULËTI NË BERAT, MË I LARTI NË TIRANË