Kryeministri Edi Rama pranon se Ministria e Mbrojtjes ra “viktimë” e listës abuzuese të veteranëve ku ish-presidenti Sali Berisha i kish dhënë këtë status edhe Shyqyri Çoku persekutorit të At Zef Pllumit, i cili një vit më parë u dekorua nga qeveria e majtë.

Shefi i mazhorancës ka publikuar në Facebook një dokument të Ministrisë së Mbrojtjes të vitit 1995 ku në listën e personave me statusin e veteranit është edhe Shyqyri Çoku. Rama tha se qeveria do të rishikojë ligjin e vitit 1994 për Statusin e Veteranit “në mënyrë që askush më tej të mos bjerë viktimë e këtij qorrsokaku” – siç shprehet ai – “të ndërtuar nën kujdesin e veçantë të Sali Berishës si President i Republikës së Shqipërisë.”Ja prova se në vitet 1994 – 1995, Sali Berisha e futi torturuesin e At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit në listën e veteranëve të Kategorisë së Parë. Në bazë të kësaj liste torturuesi në fjalë, të cilin kryeakuzatori kryefalsifikator orvatet ta përdorë për të nxitur urrejtjen e të verbërve që i shkojnë ende pas, ka gëzuar prej marsit të vitit 1995 një pension të veçantë dhe çdo nderim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes. E cila, nga ana e vet, nuk ka pasur asnjëherë detyrën të hetojë përbërjen e kësaj liste, ashtu sikundër nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të shtuar ose hequr njeri prej listës. Kjo është edhe arsyeja pse qeveria po përgatit një ndërhyrje në Ligjin e vitit 1994 për Statusin e Veteranit, në mënyrë që askush më tej të mos bjerë viktimë e këtij qorrsokaku, të ndërtuar nën kujdesin e veçantë të Sali Berishës si President i Republikës së Shqipërisë.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E PS-së SHKAKTON DEBATE ME BEQAJN, NDËRHYN RAMA
Artikulli tjetërFUNDVITI, SHKODRANËT MË PAK REZERVIME SE NJË VIT MË PARË