Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në një takim me temë “Për ty, natyrë”, ku foli për prioritetet e mjedisit dhe pyjeve, si dhe për avancimin drejt një faze të re në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, përmes modelit të administrimit unik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Rama paralajmëroi një reformë të modelit të menaxhimit të pyjeve, si dhe ristrukturimin e dy agjencive të mbrojtjes së territorit dhe të pyjeve, duke i bashkuar ato në një institucion të vetëm.

Në kuadër të kësaj reforme, Rama njoftoi edhe vendosjen e një sistemi kombëtar për monitorimin e biodiversitetit.

Artikulli paraprakRADHË PËR TËRHEQJEN E BONUSIT NË LEZHË
Artikulli tjetërSIGURIA KIBERNETIKE TEK PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE