Rama propozon ish-kreun e SHISH ambasador në NATO

Ish- kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika është propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për ambasador në selinë e NATO-s. Propozimi i shefit të qeverisë i është dërguar Presidentit Ilir Meta, ndërsa pritet vendimi nëse do të dekretohet ose jo. Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i kreut të SHISH, ndërsa në vendin e tij është komanduar Helidon Bendo. Emërimi i ish-kreut të SHISH në postin e ambasadorit në NATO ishte përfolur pas dorëheqjes së Visho Ajazit si pjesë e marrëveshjes së mirëkuptimit me kryeministrin Rama. Profil/ Kush është Visho Ajazi Lika Visho Ajazi dha dorëheqjen nga posti i kreut të SHISH në 30 tetor, ndërsa ishte emëruar në vitin 2012 nga Sali Berisha. Visho Ajazi është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Në fillim të viteve ’90 u emërua diplomat dhe sekretar i parë në Ambasadën Shqiptare ne Arabinë Saudite. Ndërsa gjatë drejtimit të SHISH nga Bashkim Gazidede, Visho Ajazi Lika mori postin e Drejtorit të Shërbimit të Jashtëm deri në 1997. Më pas u largua për pak kohë drejt Kanadasë ku mori edhe shtetësinë, ndërsa me ardhjen në pushtet të PD u rikthye sërish në Shqipëri. Gjatë qeverisë “Berisha 2” ai mbajti postin e zëvendësministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, ndërsa në 2012 u emërua shef i SHISH.

Artikulli paraprakARRESTOHET GRUAJA SHTATZËNË, TRANSPORTONTE DROGË NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërVRAU 16 VJEÇARIN ME THIKË NË KUKËS, MBETET NË BURG ADOLESHENTI