Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të të dyja vendeve. Rama këtë e ka thënë gjatë fjalimit të tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë.

“E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj, dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, u ka paraprirë fal njerëzve të po këtij vendi, i një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt sesa largësia që e shohim sot”, ka thënë ndër tjera ai.