Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të operacioneve nga ajri për përballimin e zjarreve në veri të vendit, ku prej ditësh disa vatra zjarri kanë qenë aktive në zona të thella malore.
Në e tij, Rama shkruan: “Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri në veri të vendit. Që në orët e para të mëngjesit, 6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë.”

Bashkë me njoftimin, kreu i qeverisë ka shpërndarë edhe një video ku shihen helikopterët duke hedhur ujë nga ajri mbi zonat e përfshira nga flakët, në përpjekje për të vënë nën kontroll situatën që mbetet problematike për shkak të terrenit dhe erës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPRESIDENTI BAJRAM BEGAJ, MORI SOT NJË LETËR NGA PRESIDENTI I SHBA-VE, DONALD TRUMP
Artikulli tjetërPËRSHKALLËZOHEN PROTESTAT E DHUNSHME ANTIQEVERITARE NË SERBI