Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Boga e Malësisë së Madhe, e cila është e mbuluar nga dëbora.

Rama shkruan se ndonëse dikur ajo qëndronte e bllokuar pa afat sa herë binte borë, sot mirëpret këdo që do ta shijojë bardhësinë e saj. Kjo sipas kryeministrit ka ardhur falë ndryshimit rrënjësor të mirëmbajtjes së rrugëve.

“Boga magjike e Malësisë së Madhe, dikur e bllokuar pa afat sa herë pikonte pak dëborë, sot mirëpret këdo që dëshiron ta shijojë bardhësinë e saj të mrekullueshme, falë ndryshimit rrënjësor të mirëmbajtjes së rrugëve, të cilat edhe në këto ditë me mot kaq të rënduar kanë qenë të gjitha të hapura”, shkruan Rama.