Kryeministri Edi Rama  ka publikuar sot një video nga kantieri I punimeve në hyrje të qytetit nga të Shkodrës nga Harku I Berdicës dhe deri tek ura e Bahcallekut, ku po zbatohet një prej projekteve më të rëndësisshme infrastrukturore në veri të vendit.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Rama thekson rëndësinë e këtij investimi që parashikon zgjerimin e rrugës hyrëse dhe ndërtimin e urës së re të Bahçallekut, duke I dhënë qytetit një hyrje funkisonale dhe dinjitoze.

“Kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku krahas zgjerimit të rrugës puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze” shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërkohë, në një tjetër postim të bërë gjatë ditës, Rama ka shpërndarë edhe disa foto nga Bregu i Bunës në Dajç, ku shkruan “Mirëmëngjesi dhe nga Bregu I Bunës në Dajç, ju uroj një ditë të mbarë”, duke sjellë vëmendjen tek bukuritë natyrore të kësaj zone dhe potenciali I saj turistik.

Artikulli paraprakQYTETARËT VLERËSOJNË AKSIONIN PËR HAPËSIRAT PUBLIKE
Artikulli tjetërAKSIDENTOI FËMIJËN 5 VJEÇ, PROCEDOHET SHOFERI