Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për prishjen e disa objekteve dhe bizneseve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në qytetin e Shkodrës dhe zonën turistike të Shirokës. Pamjet janë shpërndarë përmes rrjeteve sociale, ku Rama thekson se bëhet fjalë për ndërtime pa leje dhe në shkelje të ligjit. Sipas Kryeministrit, aksioni është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të rivendosur rendin urban dhe për të ndaluar zënien e hapësirave publike, veçanërisht në zona me rëndësi turistike. Në pamje shihen fadromat teksa shembin objekte që, sipas autoriteteve, janë ndërtuar pa miratimet përkatëse. Ndër objektet e prishura, , përfshihet edhe një lokal, i cili rezulton të ketë qenë pa leje ndërtimi. Ai ka theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj ndërtimeve të paligjshme dhe se ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht interesave apo presioneve të ndryshme.

Artikulli paraprakBESËLIDHJA FITON MIQËSOREN NDAJ BESËS SË PEJËS
Artikulli tjetërNJIHUNI ME “SURPRIZAT” E MOTIT PËR KËTË TË HËNË