Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga projekti i aksit rrugor Milot–Balldren, duke e cilësuar nisjen e punimeve si një moment të rëndësishëm për zhvillimin e veriut të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ndau imazhe nga projekti dhe theksoi rëndësinë e kësaj vepre infrastrukturore për banorët dhe ekonominë e zonës.
“Për Shkodrën, Lezhën dhe gjithë veriun, nisja e punës për aksin Milot–Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonës”, shkroi kryeministri.
Sipas tij, projekti do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e lëvizjes dhe rritjen e sigurisë rrugore, ndërsa pritet të japë një shtysë të re për zhvillimin e turizmit, biznesit dhe ekonomisë në Shkodër, Lezhë dhe në të gjithë veriun e Shqipëri.
Aksi Milot–Balldren konsiderohet një nga projektet strategjike të infrastrukturës rrugore, i cili synon të përmirësojë ndjeshëm lidhjen mes veriut të vendit dhe korridoreve kryesore të transportit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBORDI I TRANSPARENCËS MERR VENDIMIN, ULET ÇMIMI I NAFTËS DHE BENZINËS
Artikulli tjetërPLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË SHËNGJIN