E konsideruar prej vitesh si një nga akset më të rrezikshme, rruga e Komanit, e ndërtuar rreth 50 vite më parë, tani ka marrë një pamje krejt tjetër.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm disa pamje nga rruga e Komanit, ku shprehet se është mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e transformuar të Komanit, mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Rikonstruksioni i rrugës nisi në shkurt të vitit 2025, me një fond prej rreth 2.5 miliardë lekësh. Kjo rrugë shërben për lidhjen e disa prej destinacioneve më të rëndësishme turistike në vend, si me Liqenin e Komanit, Lumin e Shalës, Valbonën, Thethin, Currajt e Epërm e deri në Kosovë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDITA E SOTME ME MOT TË PAQËNDRUESHËM/ RESHJE LOKALE DHE SHTRËNGATA NË ZONAT MALORE
Artikulli tjetërNAFTA NË SHQIPËRI NDËR MË TË SHTRENJTAT NË EUROPË/ SHQIPTARËT PAGUAJNË 3.1 HERË MË SHUMË NGA TË ARDHURAT DITORE SE QYTETARËT E BE-SË