Lumi i Shalës është bërë një nga pikat më të frekuentuara në veriun e Shqipërisë, nga turistët dhe vizitorët. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video, pikërisht nga kjo bukuri e natyrës shqiptare, ku ka uruar ndjekësit për një fundjavë të mbarë.

“Me parajsën nga Lumi i Shalës”, shkruan Rama ndërsa e ka shoqëruar me një video të natyrës së mrekullueshme.