Kryeministri Rama tha se javën e ardhshme do të shpallë qeverinë e re, ndërsa falenderoi të gjithë ministrat me të cilët ka bashkëpunuar deri më sot.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju normalisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë minutë të shkojë kot.

Fatmirësisht kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçartqë ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon një kryesi efektive dhe një stol rezervash për të pasur mundësi për energjizimin e skuadrës.

Ky është avantazhi jonë përballë kundërshtarëve. Ju falenderoj për këtë kohë sfiduese që kaluam së bashku që dua ta mbani parasysh edhe nëse nuk do jeni në mbledhjen e parë të qeverisë së re”, tha Rama