Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh për të pavaksinuarit ku ka shpërndarë pamjet e luftës së përditshme të mjekëve me covid-19, ndërsa shprehet se sot ka një zgjidhje.

Rama shkruan se të gjithë duhet të vaksinohen për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë

Kujtojmë se disa ditë më parë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi mundësinë për green pass për të gjithë baret dhe zonat e tjera të shërbimit për qytetarët.

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ RRETH 60 VJEÇ, GJENDET I PAJETË NJË PERSON
Artikulli tjetërDJALI I SOKOL OLLDASHIT ZGJEDH MES BERISHËS DHE BASHËS