Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të fundit të ministres serbe, Snezhana Paunoviç, se “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”. Rama shkruan në “X” se “kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë”.

“Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai!

Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë.

Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh🤣”, shkruan Rama.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR/ VIHET NË PRANGA 18-VJEÇARI QË PLAGOSI ME MJET PRERËS (THIKË), 32 VJEÇARIN NË AMBIENTET E POLIKLINIKËS
Artikulli tjetërMOT I KTHJELLËT ME VRANËSIRA TË PAKTA, PARASHIKIMI PËR DITËN E SOTME