Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës nga qeveria gjermane, e cila tha sot për mediat e Kosovës se e mbështet iniciativën e re në rajon “Open Balkan” dhe se çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm dhe e rëndësishme është të jetë gjithpërfshirëse.

Rama shpreh ‘çudi’ për këtë mbështetje që figuron ndryshe siç shkruan ai nga ajo që iu thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë.

“‘ÇUDI’! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!
Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!”, shkruan Rama.