Këshilli i Sigurisë Kombëtare – Këshilli i Sigurisë, Rama ironizon: Të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Bujar Nishani për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të luftuar kanabisin. Në një postim në FB, Rama ironizon duke thënë se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së Reagimi i Ramës Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit. Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes. Suksese✌