Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjtë një takim me presidentin e UEFA-s, Alexander Ceferin.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter Rama shprehet se ky takim kishte një qëllim të përbashkët, atë të zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori.

‘Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHFSoccer ball #FairPlay’, shkruan Rama.