Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 11 majit. Në një reagim në rrjete sociale, kryesocialisti shpreh mirënjohjen për besimin që i dhanë sërish qytetarët atij dhe PS për të drejtuar vendin edhe për katër vite.

Rama paralajmëron gjithashtu edhe fjalimin e fitores që do të mbajë në orën 19:00 në sheshin Skënderbej, teksa shkruan se nuk po gjen dot fjalët që do të shqiptojë.

“Mirëmëngjes dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në mesnatë, KQZ njoftoi mbylljen e numërimit të kutive të votimit në vend. PS siguroi mandatin e katërt me mbi 52% të votave dhe duke siguruar 83 mandate. PD mori 34,2%, dhe 50 mandate.

Sakaq, pritet të përfundojë edhe numërimi i votave të diasporës.

Artikulli paraprakVIJON NUMËRIMI I VOTAVE PËR KANDIDATË NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHQIPËRIA KUALIFIKOHET NË FINALEN E EUROVISION 2025, SHKODRA ELEKTRONIKE SHKËLQEN NË SKENËN EUROPIANE