Kryeministri Edi Rama reagon për plagosjen e sekretarit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Rama shkruan në “Twitter” se autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), nuk ka asnjë lidhje me Partinsë Socialiste, ndërsa shton se edhe plagosja e Okshtunit brenda zyrës elektorale të PD në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakPËR HERË TË PARË NË DY DEKADA, PENSIONI MESATAR NË QYTET PËSOI ULJE ME 3,2% NË 2020
Artikulli tjetërLULZIM BASHA: SJELLIM INVESTIME TË HUAJA, HAPIM VENDE TË REJA PUNE ME PAGA TË LARTA