Në vijim të turit të dëgjesave me popullin, kryeministri Rama ka ndaluar sot në Librazhd, ku ka theksuar edhe një herë bashkëpunimin e qeverisjes mes popullit dhe qytetarëve.

Rama tha se përmes një platforme të gjerë, çdo qytetar do të shërbehet nëse ka ndonjë ankesë apo kërkesë në zyrat e administratës shtetërore. “Ne duam të jemi një qeveri e njerëzve dhe mandatin politik 4-vjeçar, do ta përdorim bashkë me njerëzit dhe kundër atyre që ia kanë nxirë jetën këtij populli.

Do jemi qeveri e qytetarëve, do luftojmë me ju dhe ky mekanizëm do jetë një ushtri e tërë me njerëz, që do ndjekin çdo ankesë e kërkesë deri në fund”. Sipas Ramës, ky sistem i ka infektuar të gjitha partitë politike, ndaj ai pohoi se në shtator do të nisë një formë e re qeverisje. “Ne do bëjmë një reformë shumë të thellë në administratë, duke nisur që nga qeveria e të gjitha insitutucionet.

Do bëjmë shkurtime drastike të të gjithë degëve të thata e parazite të administratës shtetërore. Do bëjmë çmos të çrrënjosim burokracitë. Duam që në 4 vite të arrijmë të jemi n shërbim ë popullit”. Rama komentoi edhe “listën e zezë” me emra zyrtarësh e prokurorësh të korruptuar, që sipas tij është pjesë e një raporti denoncimesh të ardhura nga qytetarët.

“U bë nami për një listë nga FB im, ajo erdhi thjesht nga komentet e njerëzve. Ajo është një përmbledhje e emrave, nuk është se do dënohet njeri. Por mekanizmi që do ndërtojmë s’do jetë ky, por do jerm i qartë dhe transparent për çdo zyrtar apo punonjës të shtetit që ka shkelur ligjin”, – shtoi ai.