
Kryeministri Edi Rama njofton se destinacionet kulturore dhe historike të Shqipërisë kanë shënuar një rekord vizitorësh në 2025, me gjithsej 1,259,774 turistë të regjistruar nga janari deri në shtator, një rritje prej 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Postimi i kryeministrit Rama:
Rekord vizitorësh në destinacionet tona kulturore dhe historike, ku nga janari deri në shtator janë numëruar gjithsej 1,259,774 vizitorë, një rritje me 57% krahasuar me një vit më parë
Sitet më të vizituara:
Parku Arkeologjik Butrint – 257,670 vizitorë
Kalaja e Gjirokastrës – 253,407 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 150,927 vizitorë
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147,178 vizitorë
Parku Arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë






