
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën Vjetore të IAIS, Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve, e cila këtë vit zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit dhe përbën ngjarjen më të madhe të sektorit të mbikëqyrjes së sigurimeve në nivel global.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se ndryshimet klimatike, kërcënimet kibernetike dhe transformimet globale po krijojnë sfida të reja për ekonomitë në mbarë botën. Rama u shpreh se pasojat e mosveprimit tashmë po ndihen qartë dhe se industria e sigurimeve po përballet me një situatë gjithnjë e më komplekse.






