Kryeministri Edi Rama është shfaqur duke pastruar fushën e sportit në Vlorë, ndërkohë që ka thumbuar edhe kreun e bashkisë Dritan Lelin. Rama tha se vetëm 3 minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm, që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por edhe një bashki.

Kreu i qeverisë thotë se ata që i mirëmbajnë, duhet t’i pastrojnë para se të lindi dielli dhe njerëzit që kalojnë anash të mos shikojnë këtë turp.

‘Vetem 3 minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet një komunitet, por edhe një bashki. Ato që vijnë dhe luajnë këtu bëjnë mirë, ti mbledhin dhe të mos i hedhin. Ato që i mirmëmbajnë duhet t’i pastrojnë përpara se të lindi dielli dhe njerzit, shqiptarë, të huaj, që kalojnë anash dhe të mos shikojnë këtë pamje që është një turp.’- tha Rama.

Mazhoranca e ka akuzuar kryetarin e bashkisë Dritan Leli se nuk po bën siç duhet punën e tij, në këtë sezon turistik dhe nuk po u përgjigjet problematikave të qytetit. Sakaq kryeministri Rama ka kërkuar përjashtimin e Lelit nga PS, pasi ky i fundit refuzoi që të kandidonte si deputet në zgjedhjet e 25 prillit, veprim të cilin Rama e quajti si dezertim nga partia.

 

Artikulli paraprakMURIQAN, RADHË KILOMETRIKE PËRTË KALUAR KUFIRIN
Artikulli tjetërTenton të ndërtojë në bregdetin e Velipojës, vihen në pranga pronari dhe dy punëtorët