
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshme të tjera në qeveri. Besfort Lamallari ikën nga drejtimi i ministrisë së Brendshme dhe në vend të tij vjen Ervin Demo. Ky i fundit, do të mbulojë edhe çështjet e pushteti vendor. Vetë Rama njoftoi se Ministrisë së Punëve të Brendshme do t’i bashkohet edhe ajo e Pushtetit vendor.
Lamallari u përfshi për herë të parë në kabinetin qeveritar më 11 shtator 2025 kur Rama nisi mandatin e katërt. Ai mori drejtimin e ministrisë së Drejtësisë. Më 26 shkurt kur Rama ndërroi thuajse gjysmën e kabinetit të tij, Lamallari kaloi në ministrinë e Brendshme, aty ku kishte shërbyer për një kohë të gjatë si zëvendës ministër
Sot Lamallari mbushi fiks një vit që nga dita kur mori emërimin e parë. Tashmë ai nuk do të mbajë asnjë pozicion në kabinetin qeveritar, por Rama tha se do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri.


