Nga sot nuk do të ketë më Drejtori Bujqësie. Ky është një nga vendimet që ka marrë qeveria e mbledhur në Elbasan. Në një konferencë për mediat, kryeministri tha se nga 13 drejtori, do të ketë 8 agjenci, 4 agjenci bujqësie dhe 4 agjenci të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

Rama: Nga sot nuk do të ketë me drejtori të Bujqësisë dhe kalojmë nga 13 drejtori Bujqësie që ishin një sistem parazit i degraduar i të shkuarës në 4+4 agjenci rajonale.

Katër agjenci rajonale të eksecionit bujqësor dhe 4 agjenci rajonale të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve. Njëra prej këtyre agjencive të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve do të ketë si qendër Elbasanin.

Nëpërmjet këtij procesi reformimi ne do të forcojmë Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural më shumë, do të organizojmë shumë më mirë shërbimin e këshillimit bujqësor dhe do të krijojmë instrument real në duart e atyre që kanë nevojë për këshillim.

Jemi të bindur se këto agjenci do të sjellin një vlerë të shtuar në sigurinë ushqimore dhe të garantojmë zinxhirin që e përbën këtë sektor jetik për vendin dhe këtë motor kaq potencial ende të pashfrytëzuar si duhet.

Artikulli paraprakPAS SKANDALIT TË LOBIMIT NË SHBA LU TAKON BASHËN
Artikulli tjetërQEVERIA OFRON 55 MIJË LEKË NËSE DEL NGA NDIHMA EKONOMIKE. JA SI TA PËRFITOSH!