Kryeministri Rama njoftoi të hënën progresin e Shqipërisë sa i përket performancës së saj mjedisore dhe me këtë lajm komentoi edhe protestat që prej mbi 40 ditësh vazhdojnë në rrugët e Tiranës, duke i cilësuar si një fitore të qytetërimit, sepse sipas tij tregojnë që bashkë me Shqipërinë, kanë ndryshuar edhe shqiptarët.

Duke iu referuar të dhënave të publikuara Environmental Performance Index 2026, Rama tha se indeksi global për performancën mjedisore i publikuar sot, e rendit vendin tonë ë parën në Ballkanin Peëndimor të 46-tën nga 177 vende të botës me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit.

“Për javë të tjera u krijua përshtypje që Shqipëria ishte kthyer në armike të vetes së vet. U thanë shumë gjëra, u ndanë miliona imazhe, akuza, dhe bindje të cekëta dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin por realiteti flet. Environmental Performance Index 2026, indeksi më prestigjioz global për performancën mjedisore sapo e ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Peëndimor të 46-tën nga 177 vende të botës me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit. Për zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqipëria renditet e 21-ta në botë.

Këto nuk janë vlerësime që i kemi bërë vetes, por janë përfundime të institucioneve ndërkombëtare që prej një cerek shekulli masin performancën mjedisore të vendeve të botës. Sinqerisht ajo që mua më gëzon më shumë se renditja është se kjo tregon rrugën që kemi bërë. Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve, gjuetisë së egër, i lumenjve të kthyer në vend grumbullime mbetjesh dhe një shteti që nbuk kishte as mundësi e instrumente apo kulturën për të mbrojtur natyrën por mbi të gjitha, vëmendje.

Sot jemi një vend tjetër. Kemi arritur deri aty që të zhvillojmë protesta të mëdha për mjedisin dhe kjo pavarësisht cdo ekzagjerimi apo instrumentalizimi politik bashkëngjitur protestave, është një arritje e madhe e shoqërisë. Prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për flamingot, lagunat e pyjet tregojnë që bashkë me Shqipërinë kanë ndryshuar dhe shqiptarët. Kjo është fitore e qytetërimit” tha Rama

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSOT KUVEND, NJË GRUP QYTETARËSH NË PROTESTË! BLLOKOJNË TË DYJA ANËT E RRUGËS, SULMOJNË ME VEZË MAKINAT E DEPUTETËVE
Artikulli tjetërMIRËMBAHEN VARREZAT PUBLIKE NË LEZHË