Për herë të parë, fituesit e çmimit të madh Ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit. Në këtë aktivitet foli edhe kryeministri Rama.

“Nuk është e përsosur, ka mjaft disavantazhe, por hera e parë në histori që kemi njerëz, politikanë të fuqishëm që shkojnë para një prokuror e gjyqtar të pavarur. Kurrë s’ka ndodhur qysh nga 1912 deri kur finalizuam reformën në drejtësi, kurrë s’kishim parë një ministër, apo individ të profilit të lartë të lidhur me pushtetin politik të çohej para gjykatës e jo më të dënohej. Tashmë po i shohim këto gjëra dhe pa BE, harrojeni”, tha Rama.

Rama foli edhe për integrimin në BE.

“Për të ardhur të pyetja, s’dua të marr shumë nga koha juaj duke u kthyer 35 vite më parë. Isha aq i ri sa të pranishmit në auditor. U përfshiva për të kërkuar lirinë. Ajo çfarë dua të them është se nuk jam i lumtur kur shoh të rinjtë që nuk e kuptojnë sa e rëndësishme është politika dhe besojnë se duke e cilësuar si diçka të pistë, nuk duan të bëjnë, në fakt mendojnë se i ikin asaj, por nuk i ikën dot. Është iluzion të besojnë se nëse rrish jashtë saj, nuk prekesh dot, është e kundërta në fakt. Ka të bëjë me pjesëmarrjen, jo me profesionin. Ka të bëjë me angazhimin si qytetar. Për liritë e tyre. Pse jam kaq i fiksuar për ta çuar Shqipërinë në BE. Ka gjëra që nuk do të jenë të sigurta, të pakthyeshme. Ndaj kur më pyesin ç’plan B ka Shqipëria, them anëtarësimi në BE.”, tha Rama.

Artikulli paraprakU HETUA PËR SHPËRDORIM DETYRE, GJKKO PUSHON ÇËSHTJEN PËR PJERIN NDREUN, PRANON KËRKESËN E SPAK
Artikulli tjetërUKSH NDËRHYRJE NË PUKË