Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot pasdite një takim me shefen për politikë të jashtme në BE, Federika Mogherini. Ky është takimi i tretë ku kryeministri Edi Rama bashkë me 5 kryeministra të tjerë të Ballkanit Perëndimor zhvillojnë me Mogherinin. Siç bëhet e ditur nga Brukseli praninë e kanë konfirmuar kryeministri shqiptar Edi Rama, ai kosovar Ramush Haradina, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, kryeministrja serbe Ana Brnabiç, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, dhe i Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç.

Takimi do të nisë me një darkë informale dhe më pas shefja e politikës së jashtme do të zhvillojë takime të ndara me 6 kryeministrat. Në takimin e tretë mes përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, pritet të diskutohen ngjarjet e tanishme në rajon dhe perspektivat për vitin 2018, kur edhe partnerëve evropianë në rajon do t’u ofrohet mundësi unike për të përparuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ka njoftuar dikasteri për punë të jashtme i BE-së.

Takimi i fundit me të njëjtën përbërje është mbajtur në bruksel në 24 maj të këtij viti u vu theksi te bashkepunimi midis 6 vendeve por edhe Bashkimit Europian.