Kandidati per deputet i PD per Qarkun Shkoder Helidon Bushati ka komentuar ardhjen e Kryeministrit Rama sot ne Shkoder.Ne postimin e tij te plote Bushati shkruan:

Është e turpshme kjo që po ndodh në Shkodër.

Sa herë kryerilindasi në ikje kërkon të vijë në Shkodër, vjen dhunshëm, me aparatin e tij shtetëror që kërkon t’i marrë frymën këtij qyteti.

Bllokim rrugësh, forca policore, kontrolle, sirena dhe zhurmë që nuk i shkojnë jetës së këtij qyteti.

Nuk mund ta përçudnojnë jetesën e këtij qyteti. Nuk mund t’i intimidojnë qytetarët. Nuk mund t’i imponohen me dhunë e force Shkodrës së Shumicës.

Edi Rama dhe shpura e tij janë shembulli se Regjimi i Frikës ka rënë dhe Shqipëria e Shpresës po bashkohet çdo ditë.

Këtë Shkodra nuk e meriton!

Jepini fund kësaj marrëzie. Kohës kur Shkodra mbetej pengu juaj i ka ardhur fundi.
Përballjes me të vërtetën, me zërin e qytetarit, nuk i ikni dot.

https://www.facebook.com/bushatihelidon/posts/126403842828539?__cft__[0]=AZV2skYR0BN7BARZLptDLTr9VPQjBrglPQ2g1MjUbWoqI89PxeCICCrbsM1kO3sjqVW4TJd_luR-oU3zAhqORm1PD15ZL2SHOifRYlO1z6TkxGVWZvUqZe-R4c6GKVVcYnsXkPxT_EulKgxSm62kHbt8&__tn__=%2CO%2CP-R

 

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKRYEDEMOKRATI BASHA SOT NË KORÇË, MBËSHTETËSIT MBUSHIN RRUGËT, MAKINA E FLAMUJ
Artikulli tjetërVIJON VAKSINIMI I GJYSHËRVE MBI 70 VJEÇ NË SHKODËR, RAMA: PROCESI VAZHDON ME RITËM TË SHPEJTË, TË “ZHDUKIM” COVID-IN