Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një sërë takimesh ne Shkodër. Star Plus ka zbardhur një pjesë të axhendës së kryeministrit Rama i cili takimet do i nise në Velipojë ku do të inspektojë disa prej investimeve në këtë zonë. Në axhendë është inspektimi që do të realizojë në rrugën e sapo ndërtuar Shëngjin- Velipojë.

Me pas gjatë ditës janë parashikuar takime me biznesin e vogël, vizitë në një nga shkollat e qytetit ku pritet të prezantohet dhe projekti i ri ndërsa më pas axhenda pritet të vijojë me Rininë Socialiste.

Në orën 17:00 kryeministri do të jetë në takim me gratë dhe vajzat socialiste, ndërsa në orën 18:30 do të përmbyllë axhendën e tij në Shkodër më të rinjtë socialiste.

Artikulli paraprakLAMTUMIRA PËR PAPA FRANÇESKUN, MBI 200 MIJË BESIMTARË PRITET TË MARRIN PJESË NË CEREMONINË E SË SHTUNËS
Artikulli tjetërBANKA BOTËRORE: SHQIPËRISË I DUHEN 20 VITE QË TË KLASIFIKOHET NË GRUPIN E VENDEVE ME TË ARDHURA TË LARTA