
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në mbledhjen e katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që mbahet në Barcelonë. Në kuadër të Samitit, Rama do të zhvillojë takime me kryeministrin Sanchez dhe Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rregullimit të mjedisit dixhital për të luftuar dezinformimin, forcimit të institucioneve demokratike dhe multilateralizmit, si dhe luftës ndaj pabarazive si themel për një demokraci të fortë.
Në kuadër të Samitit, Rama do të zhvillojë takime me kryeministrin Sanchez dhe Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
Në takimin e një dite më parë me kryeministren italiane Giorgia Meloni, dy liderët u ndalën te forcimi i partneritetit në disa sektorë kyç, me fokus të veçantë te ndërlidhja, mbrojtja dhe bashkëpunimi në fushën e emigracionit.
Takimi u zhvillua 6 muaj pas samitit ndërqeveritar të mbajtur në Romë ku u nënshkruan plot 16 marrëveshje të përbashkëta bashkëpunimi në disa fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria e infrastruktura.






