Kryeministri Edi Rama tha se sakrifica e Simon Gjetës do të shërbejë për të çuar më para mbështetjen e qeverisë ndaj unifroamve blu. Kreu i qeverisë u shpreh se Policia e Shtetit do të ritet edhe më tej, derisa të këpusë të gjitha fijet politike, ekonomike, financiare dhe mbi të gjithë gjyqësore, sic theksoi ai, që vijojnë të ushqejnë krimin.

Në fund tha kryeministri Rama, nuk ka dyshim se fitorja do të jetë në anën e shtetit dhe të shoqërisë. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte mjaft i fortë në kritikat ndaj sistemit të drejtësisë. Ai tha se punonjësit e policisë sakrifikojnë jetën, sic bëri edhe Simoni, duke u përballur me kriminelët të cilët i liron gjykata. Një sakrificë e padrejtë kjo sipas ministrit, e cila do të marrë fund me përfundimin e reformës në drejtësi.Nga viti 1991 deri pasditen e 3 Tetorit kur përballë krimit Simon Gjeta humbi jetën, për oficerët e policisë të rënë në detyrë ai është dëshmori i 255. Por për vitin 2015, Gjeta nuk është dëshmori i vetëm pasi më 24 Qershor po nga forcat speciale efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha u vra gjatë operacionit në Lazarat.

Artikulli paraprak“VELIPOJA”, GJYKATA LË NË ARREST SHTËPIE, NIKOLLË MARKU
Artikulli tjetërKATEGORIA E DYTË, VELIÇIKU NUK SHKON MË SHUMË SE BARAZIMI