Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në sigurinë kibernetike që e cilësoi me rëndësi strategjike për vendin tonë. Rama e falenderon që kanë qenë pranë Shqipërisë kur ka pasur më shumë nevojë dhe thotë se po ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Më lini të shpreh mirëseardhjen nga zemra ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri. Emiratet e Bashkuara është një vend që ka qenë i pranishëm kur ne e kemi pasur më të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke e nisur me eksodin e madh masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë kur presidenti aktual i Emirateve të Bashkuara, i shoqëruar nga një grup i madh njerëzish për të sjellë ndihmë e lehtësim dhe kur u hap rruga për uljen e avionëve në Kukës për të ndihmuar ata që ishin shumë në nevojë.

Miqësinë e kemi ndjerë dhe më duhet të them që vitet e fundit kanë shenjuar zhvillime tejet positive. Si dëshmitar i vullnetit të plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bërë pjesë e një rrugëtimi të gjatë por edhe për të bërë gjithcka për preocesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës si dhe për t’u siguruar që të gjitha vendet bashkë të marrin gjithmonë e më tepër së bashku në të ardhmen dhe të jenë më pak të lidhur me të shkuarën. Nuk është motivim i mirë nëse nuk shohim arsye për të vrapuar drejt së ardhmes. Miku im, e di që keni shumë punë, duhet të shkoni nga njëra pikë në tjetrën. Jeni gjithmonë në vrap e sipër por nuk ju kam zili. Ne ju vlerësojmë e jemi të bekuar që kemi qenë kaq të privilegjuar për këtë periudhë historike që pas një izolimi të gjatë mundëm të takojmë njerëz si ju dhe si popullin e emirateve që na e bëjnë jetën më të bukur se jo vetëm s’ndihemi vetëm por jashtë mase të respektuar. Asgjë s’është më e rëndësishme se miqësia”, tha Rama.

Artikulli paraprakRRUGA NË UNGREJ, NDREU INSPEKTON PUNIMET
Artikulli tjetërMINISTRI I JASHTËM I EMIRATEVE ARABE: TE NE JETOJNË 12 MIJË SHQIPTARË DHE BËJNË NJË PUNË KAQ TË MIRË!