Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të rinjtë në Shkodër, ku po prezanton skuadrën e re për Shqipërinë në BE. Kreu i qeverisë tha se mundësia për t’u bërë pjesë e BE është reale dhe aktuale.

“Të marrim një vendim të qartë për t’i dhënë mbështetje të fortë procesit të anëtarësimit të BE dhe për të përcaktuar kohën e fatit europian. Ndryshe nga herët e tjera kur siç e keni dëgjuar,. BE na ka thënë që vendi juaj është këtu me ne, bashkë me ne, perspektiva juaj drejt nesh. Sot BE është e gatshme që të na bëjë pjesë të vetën. Mundësia për t’u bërë pjesë e BE është reale, konkrete aktuale”, tha Rama.

Rama tha se shqiptarët duhet të bëhen bashkë më 11 Maj për t’i dhënë një mesazh Brukselit se e duam Shqipërinë në BE.

“Ne do të hyjmë në BE vetëm nëse jemi të suksesshëm me negociatat. Nuk janë fjalë goje, por afro çerek milionë faqe që janë ligje, rregulla e vendime që duhen adoptuar në trupin legjislativ dhe rregullator të Shqipërisë dhe për këtë arsye janë 1 mijë vetë. E rëndësishme që puna e këtyre 1 mijë njerëzve të vazhdojë e pandërprerë dhe e paluhatur nga çfarëdo qoftë, dhe lëre më nga zgjedhje që rezultati mund të jetë artimetikisht ok për ne, por jo mjaftueshëm një rezultat kuptimplotë për ata që janë në Bruksel dhe anëtarë aktualë të BE. Prandaj është e rëndësishme që më 11 Maj, të gjitha ata që merren me negociatat të vazhdojnë punën të patrazuar dhe ajo që del nga kutitë e votimit të jetë një mesazh kompakt i shqiptarëve përtej të majtës e të djathtës dhe mesazh këmbëngulës për Brukselin që duam Shqipërinë një orë e më parë në BE. Besoj se kështu do të ndodhë.”

Artikulli paraprakRAMA: VIZITORËT NË SHKODËR JANË RRITUR NDJESHËM DY VITET E FUNDIT, NEVOJË PËR MË SHUMË NJËSI AKOMODIMI
Artikulli tjetërTAULANT BALLA: MJAFT MË RADHËVE NË PORTE DHE AEROPORTE! DUHET TË MARRIM PASAPORTËN EUROPIANE