Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të dielë në një takim pasqyrues të investimeve dhe punëve 10-vjeçare nga qeveria, në Shkodër dhe rang kombëtar.

“Borxhi i fshehur kishte bllokuar qeverinë. Shqipëria në 2013 ishte në fije prag të kolapsit të dytë të ngjashëm me piramidat. Borxh ndaj kompanive ishte shumë i madh. Popuplli e ka shpëtuar vendin në fije të perit. Asnjë rrugë nuk kishte përfunduar, ishin tendera për të hapur gropa gjithandej e për t’u rënë daulleve se po punojmë. Nuk kishte shkumësa në shkolla, sepse nuk kishte më lekë. Invalidët nuk kishin marrë më asnjë lek, 40 mln euro i kishte shteti atyre dilnin me karroca e paterica në protesta po i mbysnin në dru”,-tha Rama.

“Prodhimi i brendshëm është rritur me 2.5 herë. Projeksionet tona nuk janë si përrallat e bufit, si këto që lëshojnë partitë që vijnë vërdallë, janë projeksione të qeverisë së vendit, nuk janë projeksione për të marrë vota.

Punojmë shumë me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Drejtpërdrejtë me mua punon krye ekonomisti i Merkel që punoi me të për 10 vite. Nuk mund të dalim si qeveri të bëjmë projeksione surreale sepse pa mbaruar mbledhja me vjen një telefonate nga grupet negociatore e më thonë, çfarë është kjo? Sepse negociatat janë marrëveshje mes një shtëpie të pasurish me 27 anëtarë dhe një shteti që duhet të kalojë check up dhe të provojë që është një shtet me institucione që flet e bën gjërat siç duhet. Nuk mund të hedhim fishekzjarrë e të themi do të bëjmë 500 euro pensionet.

Ne nuk jemi në garë me Gjermaninë, dikur ishim të dytët pas tyre. Ne krahasohemi me veten dhe rajonin. Jemi në një rajon që ishte më parë se ne. Që ka trashëguar një bazë industriale që ne e shkatërruam në fillim të viteve 1990”,-tha Rama.

“Për herë të parë niveli i papunësisë është nën 9%. Nuk qëndron pretendimi i tyre se është ulur pasi janë larguar njerëzit, jo është llogaritur në bazë të fuqisë punëtore.

Këto janë shifrat, se jemi në hall edhe me matematikën sot. Ku thoshte Luli artisti 7×7=42 na dukej një tmerr i madh. Tani është 7×7=6 mln dhe ka edhe një x më pas sepse nuk dihet se çfarë ndodh më pas”,-tha Rama.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI EDI RAMA MBËRRIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHPALLET NË KËRKIM 47 VJEÇARI, VODHI BIZHUTERI NË BANESËN E NJË SHTETASEJE NË SHKODËR