Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Francës, ku pritet që të zhvillojë një takim me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Faqja zyrtare e Presidencës franceze, njofton se takimi dy palësh do të mbahet në orën 13:20 minuta. Pas takimit, pritet që ata të drekojnë së bashku në Elysee. Mësohet se vizita e Ramës në Francë do të zgjasë vetëm një ditë.

Ende nuk raportohet se çfarë temash diskutimi do të jenë në fokus mes Presidentit francez dhe kryeministrit shqiptar, duke qenë se nuk ka asnjë njoftim nga palët. Kujtojmë se takimi i fundit i kryeministrit Rama në Francë daton më 15 maj të vitit 2018-ë.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 22.03.2021
Artikulli tjetër29-VITE NGA FITORJA E PARË E PD, BASHA: MISIONI YNË, TË ÇLIROJMË SHQIPËRINË NGA KJO E KEQE QË PO E MBAN PENG