Kryeministri Edi Rama është takuar me gazetaren e BBC Yalda Hakim, takim nga i cili ka publikuar dhe një foto. Rama shkruan në “Twitter” se është nder të punosh me të dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra.

Ai premton se pas strehimit të tyre, qytetarëve afganë do t’iu ofrohet një jetë.

“Një nder të punosh krah për krah me gazetaren e BBC Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra nga Afganistani dhe për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpinë e tyre në Shqipëri. Pas strehimit të tyre ne duhet t’u ofrojmë atyre një jetë dhe do ta bëjmë atë krejtësisht. Për ata për ne për fëmijët tanë”, shkruan Rama.