Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të FMN dhe të Bankës Botërore.

Në takim merrnin pjesë edhe bankierë të bankave të nivelit të dytë. Takimi është zhvilluar mëngjesin e të hënës në një prej vilave qeveritare në zonën e ish-bllokut. Nuk ka një njoftim zyrtar për zhvillimin e takimit, por mendohet se në qendër ka qenë situata ekonomike në vend.