Në Davos të Zvicrës ku ndodhet në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili ndau dhe një foto me Cormann në Facebook.

Rama shkruan se në fokus të bisedës ishte puna e progresi i Shqipërisë në rrugën evropiane, njëkohësisht konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë.

“Një bashkëbisedim i veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann, i cili me shumë respekt për punën e për progresin e Shqipërisë në rrugën europiane, konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë.”, shkruan Rama në Facebook.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“NUK E HARROJMË SAKRIFICËN E KOSOVËS”, PRESIDENTI BEGAJ PRET PËRFAQËSUESIT E TRUPIT DIPLOMATIK NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërAKSIDENTET RRUGORE, INSTAT: U ULËN ME 15.3% NË VITIN 2022