Rama takon Soros, djali i Filantropit publikon foton

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA, në kuadër të Asamblesë së përvitshme të OKB-së. Gjatë qëndrimit në Neë York, kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim edhe me Filantropin George Soros. Fotoja është shpërndarë në Instagram nga djali i manjatit amerikano-hungarez, Alex Soros. “Gjithmonë është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një rilindas i cili është bërë simbol i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht. Për të mos përmendur që është i vetmi kryeministër që mban veshur T-shirt e Michael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë personale, përveç respektit”, ka shkruar Alex Soros.