Kapacitetet lidhur me arsimin profesional duhet të rriten, sipas kryeministrit Edi Rama.

Rama, në takimin me kryebashkiakët në Golem deklaroi se duhen krijuar kushte të shkëlqyera si për arsimim, por edhe akomodim të studentëve.
“Ne na duhet të rrsimi kapacitetet e arsmit profesional. Ne duhet të krijojmë kushte të shkëlqyera, duhet të kemi shkolla me laboratorë kuptimplotë, jo klasa si ato që kishim dikur, ku elektriçistët e rinj e mësonin zanatin nga një mësues që vizatonte poçin në dërrasën e zezë. Konviktet duhet të jenë hotele me kushte shumë të mira. Nga kushtet, të kuptohet, të ndihet rëndësia e gjësë dhe respekti shoqëror për formimin profesional. Kemi bërë hap përpara, por duhet të mendoni dhe të na jepni propozime. Duhet t’iu japim mundësi të gjithëve fëmijëve që të kenë akses në profilin profesionak në teknologji. Duhet të kemi kudo një shkollë profesionale dhe duhet të kemi klasë për teknologjinë.”, tha Rama.

Artikulli paraprakRAMA E PRANON: PROBLEMATIKA ME HIDROVORET DHE KANALET KULLUESE
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, NJË PERSON I ARRESTUAR DHE DISA TË TJERË TË PROCEDUAR PENALISHT