Kryeministri Edi Rama iu drejtohet sërish naftëtareve, në një mesazh të dytë brenda orës, duke iu kërkuar t’i japin mundësi që t’i ndihmojë.

Përmes një mesazhi tjetër në ‘Twitter’, Rama thekson se rafineria nuk është e shtetit dhe se është e gabuar ideja e grevës së urisë kundër qeverisë.

“Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë!

Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!”, shkruan Rama.