Viti 2017 ka qenë i begatë sa i takon të ardhurave të siguruara nga turizmi.

Kjo të paktën sipas të dhënave të ofruara nga kryeministri Rama, sipas të cilit të ardhurat nga vizitorët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri për 9 muajt e parë të vitit 2017 janë rritur me 149 milionë Euro apo me 12,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 dhe me 550 milionë Euro apo me 72,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013.

Me këtë lajm të mirë, kreu i qeverisë u ka uruar një ditë të mbarë ndjekësve të tij në rrjete sociale.

Artikulli paraprakDY LIGJE PËR TRE MUAJ
Artikulli tjetërPËRDHUNON 13-VJEÇAREN DHE TENTON TË TRAFIKOJË NJË TJETËR PËR PROSTITUCION, ARRESTOHET