Kryeministri Rama duke parashtruar rrezikun real të një vale të re infektimesh nëse nuk tregojmë kujdes, nuk nguroi dhe të thumbojë opozitën se ky virus nuk është si revolucioni imagjinar që kërkonin ta ktheni çështjen e teatrit në një çadër tjetër dhe të krijonin tensione në vend.

“Virusi nuk ka ikur, është mes nesh dhe rreziku i një infeksioni mes nesh nuk është si rreziku i një revolucioni imagjinari atyre që donin ta kthenin karakatinë e teatrit kombëtar në çadrën e re të atij revolucionin dhe të lemerisën botën me talebantë që u shfaqën në Shqipëri. Rreziku i një zinxhiri të ri infektimesh është real” tha Rama.