Kryeministri Rama tregoi se bisedat me Presidentin francez Macron për situatën e tërmetit dhe ndihmën që ofroi Parisi me grupet e kërkim shpëtimit, që kreu i qeverisë shqiptare i cilësoi si të mrekullueshme. Rama u kërkoi ambasadorëve edhe organizimin e një konference me ekspertët e vendeve të tyre pë të qetësuar njerëzit në lidhje me çarje e vogla dhe plasaritjet që kanë banesat e tyre.

Presidenti Macron është treguar i mrekullueshëm jemi në kontakte të vazhdueshme me të. I kam thënë se ekipi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm, kam jetuar në Francë dhe e di që ka një nam të jashtëzakonshëm. Kur mendon për Amerikën të shkon në mendje FBI, kur mendon për Francën të shkon në mendje ekipi zjarrfikës.

Ata bënë maksimumin sikur të ishin duke mbrojtur Parisin. Do u kërkoja të gjithëve që të organizonim një konferencë së shpejti, me ekspertët tuaj t’u tregojnë njerëzve rastet, që duket e tmerrshme por nuk është sikur duket, duhet riparuar.

Shpresoj që do të na ndihmoni, sepse njerëzit dëgjojnë lloj lloj çmendurie. Gazetarët shkojnë pas cdo të çarje, ka mes tyre edhe sharlatanë dhe shkencëtarë që flasin për fundin e botës. Botës nuk po i vjen fundi, flasim për budallëqe si për Romën e Lashtë, që Durrës u përmbyt dhe do të përmbytet, JO, Durrësi do të bëhet i madh përsëri” tha ai.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TË REJA SIZMIKE NË TIRANË DHE DURRËS, JA KU ISHTE EPIQENDRA
Artikulli tjetërMETA: ÇDO PAKUJDESI SI PASOJË E NXITIMIT PËR DHËNIEN E LAJMIT TË FUNDIT, TË MOS PËRDORET SI PRETEKST PËR TË SULMUAR APO MBYLLUR MEDIA KRITIKE.