
Shpifja do të dekriminalizohet për gazetarët. Është ky zotimi I kryeministrit , Edi Rama i cili vjen në unison me qëndrimet e organizatave ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, dhe shënon bërjen e disa hapave pas nga drafti fillestar i kodit të ri penal, që parashihte një nen të posaçëm për shpifjen.
Në konferencën e shtatë Kombëtare për të drejtën e informimit, Rama kërkoi që ligji të zbatohet me rigorozitet dhe të sanksionohen ministrat që nuk pranojnë të japin informacione dhe të bëjnë transparencë për mediat.






